Celebrities Live From Tirana

“Vserlo i ka zgjuar banorët…”/ Andi Vrapi komenton “BBV4”, deklarata për Gjestin!

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. 15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Andi Vrapi për të komentuar banorët e “BBV4”.

Shtëpia është ndarë në dy grupe. Lidera janë Gerta dhe Rozana. Edhe me hyrjen e Vserlos pavarësisht se njerëzit mund t’i bezdisi, po sikur i ka zgjuar banorët.

Kë shikon ai banor të fortë në “BBV4”?!

Përvec dy liderave Gjesti, Laerti, po personi i pestë ndërrohet, njëherë Danja, Loredana, Egli ose dikush tjetër. Më pëlqen si kast nuk është i parashikueshëm.

Unë dyshoj që Gjesti mund të jetë fitues. Deri tashmë nuk mendoj që është ai fituesi.