Pavarësisht se hynë bashkë në shtëpinë e Big Brother, dy banorët e rinj, Ola dhe Vserlo, duket se nuk kanë arritur ende të krijojnë një marrëdhënie të mirë mes tyre. Pas një debati të mëparshëm mbi çështje të pazareve, ku ata nuk arritën të gjenin një gjuhë të përbashkët, tensionet mes tyre vazhduan edhe mbrëmjen e kaluar.
Gjatë një momenti të tensionuar, Vserlo po përfshihej në një debat të ashpër me banorë të tjerë, ndërsa Ola, e irrituar, ia drejtoi këmbën.
Vserlo e komentoi këtë veprim me një shprehje ironike:
Kështu je mësuar, të ngresh këmbët.
Ky koment shkaktoi reagime të forta nga ajo, si dhe nga banorët e tjerë të shtëpisë, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar. Kjo përplasje e fundit duket se ka thelluar akoma më shumë mospajtimet mes dyshes.