Gossip Showbiz

Vserlo prek Eglin, Gjesti reagon ashpër!

Pas përfundimit të spektaklit mbrëmë, Vserlo, një nga banorët e rinj të shtëpisë, ka shkaktuar një situatë të tensionuar me sjelljen e tij konfrontuese, duke befasuar të gjithë.

Ai duket se ka hyrë me një strategji të qartë, pasi ka pasur përplasje të menjëhershme me disa nga banorët e tjerë.

Në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, ai shihet duke u përplasur veçanërisht me Gjestin.

Vserlo në moment që fliste me të i afrohej afër, duke krijuar një atmosferë tensionuese. Pavarësisht kërkesave të Gjestit për të mbajtur distancë, Vserlo refuzonte dhe i drejtohet me fjalët:

Ashtu e kam qejfin, çfarë do të bësh ti?

Kulmi i ngjarjes ka qenë kur Gjesti i kërkoi nga ana e tij që të mos e prekë më Eglin, pasi më parë, Vserlo e kishte përqafuar dhe puthur në faqe. Pas kërkesës së Gjestit, Vserlo tentoi ta bënte përsëri.

Ky veprim ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga Gjesti, i cili shpërthen dhe thotë:

Në rregull, nga tash fillon gjithçka!

Kjo sjellje e Vserlos ka ngjallur një atmosferë të tensionuar mes banorëve dhe do të shihet se si do të ndikojë në dinamikën e grupit në ditët në vijim.