Pas arritjes së rekordit të tij të parë botëror në zhytjen e akullit, Christian Redl po kërkonte një sfidë të re, kështu që shpiku sportin e tij të quajtur hokej nënujorë në akull, të cilin zgjedh ta praktikojë shpesh.
Një lojë e tij ka tre raunde të cilat zgjasin nga 10 minuta secila. Në kampionatin botërorë në zhytjen e akullit marrin pjesë 8 shtete të ndryshme dhe çdo vend përfaqësohet nga dy lojtarë. Hokej nënujorë është një sport i shpejtë dhe si rrjedhojë trupi ka më shumë nevojë për ajër se zakonisht. Çdo lojtarë duhet të ndjekë në mënyrë rigoroze rregullat. Christian Redl edhe pse ka 11 rekorde botërore rrëfen se për të këto tituj nuk bëjnë ndonjë diferencë të madhe. Plani i tij i radhës është që të marrë pjesë në botën magjike të hokejt në shkurt të vitit 2020.