Wuhan, provinca e Hubei ishte vendi i zanafillës së Koronavirusit, i pari që hyri e gjithashtu i pari që doli nga karantina ku masat anti-Covid ishin më të rrepta se në asnjë vend tjetër.
Vendi me 11 milionë banorë duket se e ka harruar eksperiencën e tmerrshme të pandemisë dhe banorët i janë rikthyer festave të çmendura.
Fotot e mëposhtme janë shkëputur nga një festë e çmendur në Wuhan ku gjatë fundjavës që lamë pas u organizua një festival me muzikë elektronike që bëri bashkë mijëra njerëz.
Maya Wuhan Beach, ishte vendi i përzgjedhur për këtë festë të madhe ku njerëzit me rroba banjo nuk kishin marrë asnjë masë anti-Covid dhe nuk respektonin as distancimin social.