Një tjetër tension ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, këtë herë mes Brikenës dhe Mateos, ku në qendër të debatit është bërë Selin.
Situata u tensionua pasi Mateo u pa duke e kapur Selin nga krahu për ta hedhur në pishinë, një veprim që nuk i pëlqeu aspak Brikenës.
Modelja nga Kosova reagoi menjëherë, duke i kërkuar llogari për gjestin dhe duke theksuar se marrëdhënia e tij me Selin është keqkuptuar edhe më herët nga publiku, çka e bën situatën edhe më delikate.
Pas përplasjes, Brikena Selmani ka zgjedhur të distancohet, duke e injoruar Mateon në ambientet e shtëpisë.
Nga ana tjetër, Mateo Borri është shprehur se nuk ka pasur asnjë qëllim të keq dhe se veprimi i tij ka qenë spontan, pa ndonjë domethënie tjetër.
Ndërkohë, dinamika mes banorëve po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, duke shtuar dyshimet nëse kemi të bëjmë me xhelozi apo thjesht një tjetër keqkuptim brenda lojës.