Gossip Showbiz

Xheneta Fetahu u përgjigjet akuzave për blerje ndjekësish: “Nëse gjen një, ta…”

Modelja dhe influencuesja e njohur Xheneta Fetahu ka reaguar ashpër ndaj një komenti të një ndjekëseje në rrjetet sociale, e cila e akuzoi se kishte blerë ndjekës në Instagram. Komenti provokues

Sa ndjekës i ke blerë?

duket se nuk i ka shpëtuar vëmendjes së Xhenetës, e cila zgjodhi të përgjigjet publikisht.

Po gjete vetëm një që e kam blerë, ta fal krejt Instagramin tim

-shkroi modelja, duke e bërë të qartë se ndjekësit e saj janë të fituar në mënyrë organike.

Deklarata e saj e prerë është përshëndetur nga shumë fansa, të cilët e kanë përgëzuar për qasjen e sinqertë dhe për vendosmërinë për të mbrojtur imazhin e saj publik.

Nuk është hera e parë që Xheneta përballet me akuza apo dyshime në rrjete sociale, por ajo ka treguar se është gjithmonë gati të mbrojë veten dhe karrierën e saj.

Përveç modelingut, Xheneta po sfidon veten edhe në fushën e aktrimit, pasi ka nisur xhirimet për një serial të ri.