Aktorja e njohur Lena Headey, e cila njihet për rolin e saj në “Game of Thrones”, ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë me aktorin Marc Menchaca. Ata organizuan një ceremoni private në Puglia në Itali më 6 tetor, për t’i thënë “Po” njëri-tjetrit. Në ceremoni morën pjesë disa nga koleget e saj në “Game of Thrones”, përfshirë Peter Dinklage, Nikolaj Coster-Waldau, Emila Clarke, Sophie Turner me bashkëshortin Joe Jonas dhe Conleth Hill.
https://www.instagram.com/p/CjgSjqUrsvx/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8f421580-0c12-4739-9722-95829151e8e1
Aktorja kishte zgjedhur një fustan të bardhë të thjeshtë ndërsa dhëndri mbante veshur një kostum blu. Rikujtojmë se aktorja ka qenë e martuar me Peter Paul Loughran, me të cilin u nda pas gjashtë vitesh. Ish-çifti ka një djalë 11 vjeç. Në 2015, ajo mirëpriti vajzën Teddy me të dashurin regjisor Dan Cadan, një shok fëmijërie, por çifti u nda në 2018, dy vjet para se ajo të fillonte lidhjen e saj me Menchaca.