Shëndeti ynë ndikohet jo vetëm nga sëmundjet apo traumat, por edhe nga zakonet e vogla të përditshme, të cilat shpesh neglizhohen, por në afatgjatë mund të shkaktojnë pasoja serioze për organet jetësore.
Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se disa veprime të zakonshme, që duken të padëmshme, mund të dëmtojnë trupin:
-Frymëmarrja me gojë than rrugët e frymëmarrjes dhe lodh mushkëritë.
-Qëndrimi i zgjatur ulur ngadalëson qarkullimin e gjakut dhe rëndon zemrën.
-Fërkimi i syve rrit rrezikun për dëmtime të shikimit.
–Pirja e ujit shumë të ftohtë gjatë vakteve ngadalëson tretjen në stomak.
-Të ngrënit natën vonë mbingarkon mëlçinë.
-Mos pirja e mjaftueshme e ujit dëmton funksionin e veshkave.
-Multitaskingu i shpeshtë ul përqendrimin dhe dobëson kujtesën.
-Dëgjimi i muzikës me volum të lartë dëmton dëgjimin.
-Shtyrja e nevojës për jashtëqitje prish funksionin normal të zorrëve.
Mjekët theksojnë se shmangia e këtyre zakoneve dhe zëvendësimi i tyre me alternativa të shëndetshme është një mënyrë e thjeshtë për të ruajtur shëndetin në afatgjatë.
Shëndeti nuk humbet nga një gabim i madh, por nga zakone të vogla të përsëritura
– kujtojnë specialistët, duke nënvizuar se kujdesi ndaj detajeve të përditshme është mbrojtja më e mirë për organet tona.