Një situatë e tensionuar ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother, kur një Zarf i Zi ka sjellë një vendim të papritur dhe të fortë për një nga banorët.
Zarfet e Zi janë gjithmonë të lidhura me masa të rrepta dhe të papritura, dhe kësaj here ato njoftuan largimin e menjëhershëm të Jozit nga shtëpia.
Lajmi ka tronditur disa nga banorët dhe ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm në shtëpi.
Arsyeja për këtë vendim drastik ka të bëjë me sjelljet e papranueshme dhe ofenduese që Jozi ka shfaqur ndaj Gjestit gjatë ditëve të fundit.
Gjatë një momenti të nxehtë, Jozi ka përdorur një fjalor shumë të rëndë, duke e quajtur Gjestin “kopil shkine”, një term që ka shkaktuar indinjatën e disa banorëve.
Kjo fyerje ka kaluar çdo kufi të pranueshëm dhe ka detyruar “Vëllain e Madh” të ndërhyjë për të mbrojtur rregullat dhe normat e programit.
Ky është një moment i papritur dhe i hidhur për Jozin, që ka humbur mundësinë për të vazhduar në garë, ndërsa Loredana dhe Valbona kanë shpërthyer në lot.
Por ajo çfarë na bëri përshtypje ishte fakti se Jozi nuk e takoi siç duhej Loredanën, madje duke i thënë dhe që t’i lërë këto lot. Shumë dyshime kemi nga sjellja e Jozit dhe Loredanës në momentin qe ai u largua, por kjo mbetet për tu parë nga ngjarjet që do të zhvillohen.