Gossip

Zarf i Zi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, cilat rregulla janë thyer?

Një ndëshkim i ashpër ka goditur banorët e Big Brother VIP Albania, pas shkeljes së një rregulli të rëndësishëm të lojës.

Tensionet në shtëpi u shtuan kur mbërriti një zarf i zi, duke sjellë një vendim të papritur nga Vëllai i Madh.

Banorët kanë dështuar të respektonin orarin e zgjimit dhe vazhdonin të flinin edhe pas rënies së alarmit, duke nisur aktivitetet e ditës shumë vonë.

Si pasojë e këtij mosrespektimi, produksioni ka vendosur një masë ndëshkuese të pazakontë, duke njoftuar se dera e dhomës së gjumit do të mbetet e mbyllur për një periudhë të pacaktuar.

Kjo ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga banorët, të cilët kanë shprehur pakënaqësi për këtë vendim të papritur.