Netflix ka konfirmuar zyrtarisht se sezoni i tretë i serialit “Squid Game” do të publikohet premierë më 27 qershor. Sezoni i dytë i serialit ka filluar më 26 dhjetor të vitit të kaluar dhe duke gjykuar nga data e publikimit të sezonit të tretë dhe të fundit, fansat e këtij seriali nuk do të duhet të presin gjatë.
Nuk është zbuluar shumë për skenarin e sezonit të tretë, por supozohet se do të pasojë ngjarjet menjëherë pas përfundimit të episodit të shtatë të sezonit të dytë të “Squid Game”. Në sezonin e tretë, rolet do të luhen nga aktorët Lee Jung-jae, Park Gyu-young, Jo Yu-ri, Kang Ae-sim, Yang Dong-geun, Lee Byung-hun.
Autori i serialit Hwang Dong-hyuk theksoi se pjesa e tretë do të jetë e ngjashme me pjesën e dytë të sezonit të dytë. “Unë nuk kam ndonjë arsye të veçantë për këtë, përveç se në fillim e imagjinoja të gjithë këtë si një serial, kështu që sezoni i dytë dhe i tretë ishin pjesë e një historie të vetme gjatë kohës që isha duke e shkruar. Ndërsa e zhvillova historinë, unë e kuptoi që kishte shumë episode dhe se ishte shumë e gjatë”-tha ai. Sezoni i dytë i serialit u shikua mbi 126 milionë herë në vetëm 11 ditë nga premiera.
Dizajnerja që qëndron pas skenografisë së serialit “Squid Game” ka zbuluar se dyshemeja me ngjyrat e ylberit gjatë ‘lojës me gjashtë këmbë’ kishte një kuptim më të thellë. Episodi i katërt i sezonit të dytë paraqet lojtarët të ndarë në ekipe, të lidhur te kyçet e këmbëve dhe të detyruar të luajnë lojëra njëra pas tjetrës. Loja zhvillohej përgjatë një rruge të shënuar me ngjyra ylberi. Rezulton se kjo zgjedhje kishte një kuptim të thellë. Dyshemeja me ngjyra ylberi në lojën e “Squid Game 2” simbolizonte një mesazh shumë më të thellë, që lidhet me pafajësinë e fëmijërisë dhe kufirin e hollë mes jetës dhe vdekjes.