Showbiz

Zbulohet më në fund i dashur i ri i Kendall Jenner

Që në fillimet e këtij viti fansat dyshonin se Kendall Jenner ishte në një marrëdhënie të re romantike me basketbollistin 23-vjeçar, Devin Booker.

Herë pas here ata flirtonin me njëri-tjetrin në komentet e fotove në Instagram dhe ky detaj tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Duket se çdo gjë tashmë është konfirmuar sepse dyshja janë kapur mat së bashku. Devin dhe Kendall u fotografuan pas një darke romantike në një restorant në Los Angeles.