Teoristët e konspiracionit e kanë kthyer vëmendjen e tyre drejt Antarktidës. Së fundmi ekziston edhe misteri i një të ashtuquajture “piramidë” që është gjetur në kontinent. Vetëm se nuk është aspak piramidë në fakt, është një mal. Malet Ellsworth janë vargmali më i lartë në Antarktidë dhe shtrihen 400 km dhe mali në fjalë u zbulua nga Ekspedita Britanike Antarktike e viteve 1910-1913. Në atë kohë, ajo quhej “Piramida” për ta mbajtur të fshehur natyrën e vërtetë të zbulimit nga të tjerët.
Megjithatë, gjatë 100 viteve të fundit, njerëzit kanë spekuluar rreth natyrës së vërtetë të vendndodhjes dhe tani është zbuluar një veçori e dytë interesante gjeografike dhe i ka bërë ata të flasin përsëri. Vendndodhja në fjalë gjendet në koordinatat 79°58’39.25?S 81°57’32.21?W, e cila ka qenë një vend shumë i kërkuar në Google Earth. Duke folur për IFL Science, gjeologu në Qendrën Gjermane të Kërkimeve për Gjeoshkencat në Potsdam, Dr. Mitch Darcy, tha: “Strukturat në formë piramidale ndodhen në Malet Ellsworth, të cilat janë një vargmal më shumë se 400 km i gjatë, kështu që nuk është çudi që ka maja shkëmbore që dalin mbi akull. Majat janë qartësisht të përbëra nga shkëmbinj dhe është rastësi që kjo majë e veçantë ka atë formë.”
“Nuk është një formë e komplikuar, kështu që nuk është as një rastësi e veçantë. Sipas përkufizimit, është një nunatak, i cili është thjesht një majë shkëmbi që del mbi një akullnajë ose një shtresë akulli. Ky ka formën e një piramide, por kjo nuk e bën atë një ndërtim njerëzor.” Pra, vendndodhja e re është pikërisht kjo, një mal që del nga maja e akullit në Antarktidë dhe aspak një piramidë misterioze. Antarktida mund të jetë i vetmi kontinent në Tokë që nuk ka banorë natyrorë njerëzorë, por hulumtimet e fundit kanë zbuluar një zbulim të habitshëm; një “aksent antarktik” po fillon të marrë formë.
Pavarësisht mungesës së popullatave lokale, kontinenti pret mijëra shkencëtarë në stacione kërkimore gjatë gjithë vitit, dhe bashkëveprimet e tyre po nxisin një atmosferë unike. Ideja e një theksi në zhvillim mund të duket e habitshme, duke pasur parasysh se popullsia e Antarktidës përbëhet tërësisht nga studiues nga pjesë të ndryshme të botës. Megjithatë, izolimi ekstrem i kontinentit dhe natyra e ngushtë e komunitetit të tij shkencor po lehtësojnë zhvillimin e një theksi të përbashkët.