Design

Zbulohet rubini gjigant prej 11 mijë karatësh!

Myanmar ka njoftuar zbulimin e një rubini gjigant me peshë 11 mijë karatë, ose rreth 2.2 kilogramë, një zbulim i rrallë edhe për zonën e njohur të gurëve të çmuar në Mogok, pranë rajonit të Mandalayt. Sipas Ministrisë së Informacionit të Myanmarit, guri me nuancë të kuqe-vjollcë u zbulua pas marrjes së detyrës nga qeveria e re e mbështetur nga ushtria në muajin prill.

Autoritetet e përshkruan rubinin si “jashtëzakonisht të madh, të rrallë dhe të vështirë për t’u gjetur”. Ministria deklaroi se, për shkak të cilësisë dhe gradës së ngjyrës, rubini konsiderohet më i vlefshëm se një gur prej 21,450 karatësh i zbuluar në të njëjtin qytet në vitin 1996. Megjithatë, autoritetet nuk dhanë një vlerësim financiar për gurin e çmuar.

Një nga krijimet më të rralla të epokës Art Deco është rikthyer në qendër të vëmendjes pas më shumë se një shekulli. Shtëpia prestigjioze Boucheron do të prezantojë në ankand një varëse unike në formë shalli, e cila pritet të shitet për një shumë që varion nga 270 mijë deri në 430 mijë euro. Ankandi do të zhvillohet më 13 maj në Christie’s në Gjenevë, ku kjo kryevepër e rrallë pritet të tërheqë interes të madh nga koleksionistët dhe investitorët e luksit.

E krijuar në vitin 1925 për Ekspozitën Ndërkombëtare të Arteve Dekorative dhe Industrive Moderne, kjo bizhuteri konsiderohet simbol i stilit Art Deco. Ajo përbëhet nga tri rreshta diamantesh të vendosur mbi platin, të ndërthurur me elemente oniksi, ndërsa rubinët dhe smeraldet janë të vendosur në formë lulesh në të gjithë strukturën. Një nga veçoritë më të veçanta të kësaj varëseje është fleksibiliteti i saj. Ajo mund të transformohet dhe të vishet në forma të ndryshme, si byzylykë apo si një varëse klasike, duke e bërë jo vetëm një objekt estetik, por edhe funksional.