Sipas The Sun, filmi i ri i James Bond do të dalë në kinema në vitin 2027. Pasi Amazon bleu ekskluzivitetin për 1 miliard dollarë muajin e kaluar, prodhimi i filmit është përshpejtuar. Ndonëse detaje të tjera si titulli i filmit dhe aktori kryesor nuk dihen ende, një burim i mirëinformuar tha se po rikthehet. Rikujtojmë se më parë u fol për një regjisor potencial për filmin e 26-të për agjentin 007. Burime të brendshme në Amazon MGM Studios zbuluan se David Heyman, i cili mund të marrë rolin e producentit të ekskluzivitetit, po konsideron regjisorin meksikan Alfonso Cuaron si një kandidat serioz për një vazhdim të ri të serialit legjendar të filmave.
Cuaron-it iu ofrua mundësia për të drejtuar një nga filmat e Bond-it rreth njëzet vjet më parë. Edhe pse ishte i interesuar, ai u tërhoq kur mësoi se skenat e aksionit do të filmoheshin nga një ekip special, i miratuar nga producentja Barbara Broccoli. Më herët listës së aktorëve që shpresojnë të marrin rolin e James Bond-it i është bashkuar edhe aktori i “Brutalist”, Joe Alwyn. Krahas tij përmenden Timothee Chalamet, Tom Hardy, Sam Heughan, James Norton, Rege-Jean Page, James McAvoy, Idris Elba, Aaron Taylor-Johnson, Henry Cavill, Theo James dhe Leo Woodall.
Njëri prej tyre mund të pasojë Daniel Craig, i cili luajti Bond nga 2006 në 2021. Vazhdimet në të cilat u shfaq Craig përfshijnë “Casino Royale”, “Quantum Of Solace”, “Skyfall”, “Spectre” dhe “No Time To Die”. Përveç Craig, agjentin 007 e kanë luajtur deri më tani pesë aktorë: Sean Connery (1962 – 1971), George Lazenby (1969), Roger Moore (1973 – 1985), Timothy Dalton (1987 – 1989) dhe Pierce Brosnan (1902 – 1995).
Ish-ylli i Superman, i cili ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur Bond, ishte kandidat serioz edhe në audicionet për “Casino Royale” në 2006, por humbi përballë Daniel Craig për shkak të moshës së tij së re atëherë. Tani, në moshën 41-vjeçare, mund të jetë ironikisht i “moshuar” për këtë rol, duke qenë se Amazon mund të kërkojë një aktor më të ri për të realizuar disa filma radhazi.
Ndër emrat e tjerë të përmendur shpesh janë Tom Hardy, Aaron Taylor-Johnson dhe Idris Elba. Taylor-Johnson, i cili ka qenë pjesë e spekulimeve të shumta, ishte përfolur madje se kishte marrë ofertën për rolin, por asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Një tjetër emër i fuqishëm në këtë garë është James Norton, i cili është bërë i njohur për rolet e tij në “Happy Valley” dhe “McMafia”. Ai e ka cilësuar spekulimin mbi rolin e tij si Bond si “të çuditshëm dhe argëtues”.