Pas masakrës në Zelandën e Re me 50 të vrarë nga sulmet në dy xhami të qytetit Krajstçërç, qeveria vihet në lëvizje duke ashpërsuar ligjet për armët. Së shpejti, pritet prezantimi i një pakete masash në këtë drejtim. Shpejtësia e reagimit të ekzekutivit të Zelandës së Re është në kontrast me legjislacionin e butë mbi armët në Amerikë, ndërsa vetë amerikanët kanë qëndrime të kundërta rreth çështjes.