Zelanda e Re ka njoftuar një mbyllje të menjëhershme pasi një person rezultoi pozitiv me COVID-19. Rasti i parë në gjashtë muaj u zbulua në Auckland, i cili do të jetë në lockdown për një javë, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë në izolim për tre ditë. Autoritetet thonë se po punojnë mbi supozimin nëse ky është apo jo rasti i parë i variantit Delta, teksa në vend është vaksinuar plotësisht vetëm rreth 20% e popullsisë.
Coromandel, një qytet bregdetar që personi i infektuar kishte vizituar, do të jetë gjithashtu në mbyllje për shtatë ditë. Kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern tha se kërkohen rregullat më të ashpra të nivelit 4, siç janë mbyllja e shkollave, zyrave dhe të gjitha bizneseve me vetëm shërbimet thelbësore të mbetura funksionale.
Dua të siguroj Zelandën e Re se ne kemi planifikuar për këtë rast. Të punosh herët dhe fort ka funksionuar shumë mirë për ne edhe më parë.

Pacienti, një burrë 58-vjeçar, besohet të ketë qenë infektiv për rreth 1 javë. Ekzistojnë të paktën 23 vende të mundshme të transmetimit. Gjatë këtyre ditëve, ka patur një numër më të lartë blerjesh dhe konsumatorësh në supermarkete, për shkak se vendasit parashikuan një mbyllje të menjëhershme. Zelanda e Re ka qenë e suksesshme në eliminimin e virusit brenda kufijve të saj, megjithëse kufijtë e saj ndërkombëtarë mbeten kryesisht të mbyllur. Sidoqoftë, programi i vaksinimit ka përfunduar me një ritëm të ngadaltë, me vetëm rreth 20% të njerëzve të vaksinuar plotësisht dhe 33% të njerëzve që kanë marrë një dozë.