Sport

Zidane në krye të listës së preferencave të Manchester United

Zinedine Zidane është në krye të listës së preferencave të Manchester United, nëse Jose Mourinho do të shkarkohej nga klubi britanik. Situata e vështirë e “Special One” gjatë fazës përgatitore ka tronditur lojtarët dhe stafin e klubit, edhe pse portugezi ka edhe dy vite të mbetura në kontratën aktuale me “djajtë e kuq”. Mourinho ka rritur tensionet brenda klubit, pasi dështoi të fitonte ndonjë trofe vitin e kaluar.