Auto & Moto

Zyrtare/Dështon bashkimi i Honda dhe Nissan në një kompani të vetme!

Honda dhe Nissan nënshkruan një memorandum  më 23 dhjetor 2024, për të diskutuar një bashkim. Plani ishte krijimi i një kompanie të re holding për të integruar dy prodhuesit e mëdhenj japonezë të automjeteve dhe për të hyrë në funksion që në vitin 2026. Megjithatë, menjëherë pas nënshkrimit të memorandumit, burime pranë çështjes sinjalizuan se marrëveshja ishte e destinuar të dështonte. Tani është zyrtare, bashkimi është anuluar. Honda dhe Nissan lëshuan një deklaratë identike për shtyp duke thënë se bisedimet për bashkimin tani kanë përfunduar.

Memorandumi i veçantë i nënshkruar nga Honda, Nissan dhe Mitsubishi më 23 dhjetor 2024, gjithashtu është ndërprerë. Çfarë më pas? Thashethemet pretendojnë se Nissan është ende në kërkim të një partneri. Honda u ka bërë thirrje shoferëve të 294,612 makinave të tyre në SHBA, që të lajmërohen në pikën më të afërt të përfaqësisë së kësaj kompanie për të rregulluar problemin në motor, që sipas tyre po e nxit humbjen e fuqisë motorike. Kjo është bërë e ditur edhe nga Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafik. Këto makina janë të prodhuara nga viti 2022-2025 dhe bëhet fjalë për modelet Acura MDX Type-S, 2023-2025, Honda Pilot dhe 2021-2025, Acura TLX Type-S.

Aksionet e prodhuesve të makinave po shohin rëniet më të mëdha në Evropë. Bëhet e ditur se industria e motorëve do të jetë një nga sektorët më të prekur nga tarifat e planifikuara të presidentit amerikan, Donald Trump. Stellantis, markat e të cilit përfshijnë Chrysler, Citroen, Fiat, Jeep dhe Peugeot pa që aksionet e saj ranë me gati 6%. Ndër gjigantët e tjerë evropianë të makinave, VW ra me 5.7%. Gjithashtu, Mercedes ra me 4.4% dhe BMW me 4%. Bashkimi Evropian planifikon të prezantojë subvencione të reja për blerjen e makinave elektrike në të gjitha vendet anëtare. Kancelari gjerman Olaf Scholz konfirmoi propozimin gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.