Sport

Zyrtare, Skënder Gega firmos rinovimin e kontratës me klubin e Partizanit deri në vitin 2020

Siç pritej, Skënder Gega firmos zyrtarisht rinovimin e kontratës me klubin e Partizanit deri në vitin 2020. Ishte thjesht një procedurë formale por tashmë bëhet zyrtare pak orë përpara rifillimit të sezonit. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanit njoftoi arritjen e marrëveshjes me teknikun 55-vjeçar, i cili mori drejtimin e “demave” gjatë aventurës së tyre në Europë.