Aktualitet

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Rama: Respekt për çdo punëtor!

Kryeministri Edi Rama, përcjell një mesazh urimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shpreh respekt dhe vlerësim për të gjithë punëtorët shqiptarë.

Rama uron çdo qytetar që punon me përkushtim, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për të nderuar kontributin e punëtorëve në shoqëri.

Mirëmëngjes dhe me zemër e respekt, i uroj çdo shqiptari punëtor punë e ditë të mbarë, shkruan Rama.

1 Maji shënon një ditë simbolike për të drejtat e punëtorëve në mbarë botën, duke kujtuar sakrificat dhe arritjet e tyre në historinë e lëvizjes punëtore.