Ndërsa kostot e jetesës dhe pasiguria ekonomike globale vazhdojnë të rëndojnë mbi shumë njerëz financiarisht, disa të huaj që jetojnë e punojnë jashtë vendlindjes së tyre (shpesh të quajtur expat), kanë zbuluar se shpërngulja jashtë vendit mund të jetë më e lehtë për kuletën.
Për të pestin vit radhazi, Vietnami është vendi më i përballueshëm në botë, duke u renditur i pari nga 46 destinacione sa i përket financave personale, sipas studimit Expat Insider 2025 të InterNations, një platformë dhe komunitet global online për personat që kanë emigruar.
Studimi, i zhvilluar çdo vit që prej 2014-ëas, ka mbledhur përvoja nga mbi 10,000 ekspatë që përfaqësojnë 172 kombësi dhe jetojnë në vende e territore në mbarë botën.
Në sondazhin për indeksin e financave personale, pjesëmarrësit u pyetën të vlerësonin kënaqësinë me situatën e tyre financiare, koston e përgjithshme të jetesës dhe nëse të ardhurat e disponueshme familjare ishin të mjaftueshme për një jetë komode në vendin e tyre të banimit.
10 destinacionet më të përballueshme për ekspatët në 2025, sipas InterNations:
Vietnam
Panama
Kinë
Tajlandë
Indonezi
Filipine
Meksikë
Malajzi
Brazil
Vendet aziatike dominuan listën kur bëhet fjalë për financat personale të ekspatëve, me pesë nga dhjetë vendet e para që vijnë nga Azia Juglindore: Vietnami, Tajlanda, Indonezia, Filipinet dhe Malajzia.
Në Vietnam, 89% e të anketuarve u shprehën të kënaqur me koston e përgjithshme të jetesës, ndërsa 87% thanë se të ardhurat e tyre të disponueshme familjare ishin mjaftueshëm ose më shumë se të mjaftueshme për një jetë komode, krahasuar me 40% dhe 69% globalisht, sipas raportit.
Kjo hapësirë financiare mund të shpjegojë gjithashtu pse disa ekspatë vendosin rrënjë në vend, 54% kanë jetuar aty për pesë ose më shumë vjet dhe 30% duan të qëndrojnë përgjithmonë.
Kolumbia dhe Panamaja renditen respektivisht në vend të dytë dhe të tretë.
Në Kolumbi, shumica e të anketuarve thanë se të ardhurat e tyre të disponueshme ishin të mjaftueshme për të jetuar mirë, 92% kundrejt 69% globalisht. Gjithashtu, asnjë ekspat në vend nuk e konsideroi koston e jetesës si shqetësim madhor para shpërnguljes, një kontrast i fortë me mesataren globale prej 21%, referuar InterNations.
Ndërkohë, Panamaja është veçanërisht e preferuar nga pensionistët, 35% e ekspatëve atje ishin tashmë në pension, krahasuar me vetëm 11% globalisht, tregojnë të dhënat.
Këto janë 10 vendet më pak të përballueshme për ekspatët në 2025, sipas InterNations:
Norvegji
Australi
Irlandë
Koreja e Jugut
Singapor
Katar
Turqi
Finlandë
Mbretëri e Bashkuar
Kanadaja (më pak e përballueshmja)
Kanadaja dhe Britania e Madhe mbyllin fundin e indeksit të financave personale, me 62% dhe 61% të ekspatëve të anketuar të pakënaqur me koston e përgjithshme të jetesës, krahasuar me mesataren globale prej 40%, sipas studimit.
Vlen të theksohet se pati tre shtesa të reja në dhjetëshen e fundit të këtij viti: Katari (vendi i 42-të) dhe Australia (vendi i 38-të) ranë në fund, ndërsa Koreja e Jugut (vendi i 40-të) u zhyt me 25 vende krahasuar me 2024, sipas raportit.
Shtetet e Bashkuara u renditën në vendin e 35-të nga 46 globalisht në renditjen e financave personale, duke shpëtuar për pak nga dhjetëshja e ‘më të këqinjve’./shqip.al