Aktualitet Lajmet e fundit

100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, prezantohet monedha e re!

Në konferencën e organizuar për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, guvernatori Gent Sejko prezantoi dhe një monedhë të re me rastin e vitit jubilar për institucionin që drejton.

Bëhet fjalë për një monedhë me vlerë 100 lekë, e cila sipas guvernatorit Sejko, nuk do të hidhet në treg por është përgatitur vetëm për eventin në fjalë.

Eshtë monedhë numizmatike, pa kurs ligjor e që paraqet një djalë fshatar dhe Asdrenin. Në krahun tjetër është shenja e 100 vjetorit, deklaroi Sejko.

Banka e Shqipërisë ka të drejtën të emetojë kartëmonedha, monedha dhe medaljone për qëllime numizmatike. Ato përkujtojnë ngjarje e personalitete të rëndësishme.

Në vitin 1926, Banka Kombëtare e Shqipërisë shtypi për herë të parë një monedhë qarkullimi, e cila kishte edhe qëllime përkujtimore. Ajo ishte monedha 20 Franga Ar e vitit 1926 e përkujtonte “Paktin e Miqësisë dhe Sigurisë” që Italia e Shqipëria nënshkruan në të njëjtin vit, pra 1926-ën.

Kartëmonedha e parë e qarkullimit, e cila kishte edhe qëllime përkujtimore ishte 20 Skënder i emetuar nga Katundaria e Korçës më 1921-shin. Në të përkujtohej konfirmimi i kufijve politiko-administrativë të Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Paris (Lidhja e Kombeve), në nëntor të vitit 1921.