Aktualitet Zgjedhjet 2025

11 Maji, shifrat interesante të sondazhit të dytë në Top Channel!

Ekskluzivisht në “Top Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel. Ky sondazh i paraprin zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit.

Pyetja: Pavarësisht se si keni votuar në zgjedhjet e prillit 2021, nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të votonit?

PS – 48.9%

PD – 34.4%

Koalicioni Euroatlantik – 0.9%

PSD – 2.9%

Nisma Shqipëria Bëhet – 4.2%

Lëvizja Bashkë – 1.1%

Mundësia – 5%

Partitë e tjera – 0.4%

Të pavendosur/Refuzoj – 2.2%

Në përgjithësi, kur ka zgjedhje në Shqipëri a votoni? Kjo është një tjetër pyetje e sondazhit.

Gjithmonë 66.4%

Pothuajse gjithmonë: 25%

Shumicën e herëve: 3%

Votues për herë të parë: 5%

Ndonjëherë: 0.6%

Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë edhe në dy qytete të rëndësishme në vend, në Shkodër e në Durrës.

Cili është perceptimi i shqiptarëve për Edi Ramën?

Pëlqehet: 51.8%

Pëlqehet shumë: 31.3%

Pëlqehet disi: 20.5%

Nuk pëlqehet: 45.9%

Nuk pëlqehet shumë: 12.8%

Aspak i pëlqyer: 33.1%

Pa mendim: 1.8%

I panjohur për mua: 0.3%

Refuzoi të përgjigjet: 0.1%

Të anketuarit u pyetën edhe mbi perceptimin publik për Sali Berishën. Nga anketimi i radhës, shihet një rënie e pëlqyeshmërisë për liderin e opozitës, si dhe një rritje e papëlqyeshmërisë nga sondazhi i parë. Konkretisht, nga 57.4 në 60%.

Pëlqehet – 37.5%

Pëlqehet shumë – 23.2%

Pëlqehet disi – 14.3%

Nuk pëlqehet – 60%

Nuk pëlqehet shumë 18.3%

Aspak i pëlqyer – 41.7%

Pa mendim – 2.2%

I panjohur për mua – 0.3%

Refuzoi të përgjigjet – 0%

Durrësi konsiderohet ndër qarqet më “të nxehtë”. Si do të votonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Partia Socialiste – 50.0%

Partia Demokratike/ASHM – 36.0%

Koalicioni Euroatlantik – 1.7%

PSD – 0.1%

Shqipëria Bëhet – 4.0%

Lëvizja Bashkë – 0.7%

Partia Mundësia – 1.7%

E Djathta për Zhvillim – 0.2%

Të Pavendosur – 4.0%

Nuk do të votoj – 1.2%

Nuk e di/Refuzoj – 0.4%

Në kampionimin e fundit, janë zbuluar dhe problematikat më të mëdha të shqiptarëve, ku vendin e parë e mban ekonomia, e ndjekur nga papunësia dhe më pas vijnë emigrimi, çmimet e rritura, ndërsa korrupsioni plotëson pesëshen e parë.

Por, çfarë mendojnë shqiptarët për drejtimin e Shqipërisë?

Drejtim i mirë: 51.5%

Drejtim fort i duhur: 12.6%

Disi drejtim i duhur: 38.9%

Drejtim i gabuar: 47.1%

Disi drejtim i gabuar: 19.5%

Drejtim fort i gabuar: 27.6%

Asnjëra/ të dyja: 1.4%

Nuk e di/ refuzoj: 0.1%

Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim u bë se si është bindja e të anketuarve, majtas, djathtas apo në qendër.

Në krahasim me sondazhin e muajit shkurt, ideologjia e majtë, shumë majtas, djathtas, disi djathtas dhe shumë djathtas kanë pësuar rënie, ndërsa rritje kanë pasur disi majtas dhe qendra.