I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Erlin Likaj, apo siç njihet në rrjetet sociale si ’19 vjeçari më i modh’. Ai ka fituar një famë të madhe në TikTok, ku ka treguar sekretet e suksesit të tij…
Cilat janë mënyrat e të fituarit para nga TikTok?
Ka disa mënyra. Mënyra më e thjeshtë është që të hysh live dhe të të ‘gjuajnë’ të tjerët dhurata, që i ndan përgjysmë me TikTok-un. E dyta është që të fitosh nëpërmjet shikimeve. Por nuk ndodh zakonisht në Shqipëri sepse nuk paguan shumë TikTok-u për shikimet. E treta është që të marrësh ‘donation’, ‘subscriptions’ që njerëzit të shohin live-n tënd. Pastaj janë mënyrat alternative, ku ti mund të shesësh produkte, mund të bësh reklama, mund të shesësh kurse. Personat gjejnë mënyra shumë alternative, nga më të çmendurat.
Sa variojnë çmimet e një reklame në TikTok?
Për influencerat më të mëdhenj, kam dëgjuar shifra deri në 2 mijë euro. Unë më pak. Nuk jam ai person që kam synim kryesor të bëj reklama. Unë kam ato produktet e mia dhe nuk e vras mendjen shumë për bizneset e tjera, sepse dhe ata kanë preferencat e tyre dhe nuk mund t’u shkoj pas preferencave gjithë kohës. Me u marrë me preferencat e tyre, më mirë më bie që të merrem me të miat.