Rajoni

2 vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, prek vëllai: Deri në frymën e fundit luftojmë për drejtësi!

Sot mbushen dy vjet nga vrasja tronditëse e Liridona Ademajt, në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Më 29 nëntor 2023, Liridona Ademaj u ekzekutua ndërsa ndodhej në autoveturë me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin, Naim Murselin, i  dyshuar se ka porositur vrasjen e saj.

Në përvjetorin e dytë të kësaj ngjarjeje të rëndë, vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, publikoi një postim prekës në kujtim të motrës.

Sot bëhen 2 vite që nga ikja jote Motër. Malli për ty shtohet qdo ditë, mungesa jote vërehet në qdo kohë. Këto 2 vite nuk ishin të lehta për ne si familje, nuk mundemi asesi të pajtohemi me faktin qe ti nuk je më ne mesin tonë. Na ka marë malli shumë për prezencën tënde asgjë më nuk është e njejtë.

Vitet po ecin shpejtë e ne akoma po ballafaqohemi me kriminelët të cilet padrejtësisht të moren nga ne. Do të luftojmë deri në frymen e fundit duke kerkuar drejtësi për ty Motër. Kriminelët duhet të marrin denimin e merituar.

Të kujtojmë me mall e shumë dashuri Familja Ademaj dhe djemt Diar&Dion.

Liridona Ademaj la pas dy djem, që janë nën kujdesin e shtetit suedez.