31 maji është afati i fundit për përfundimin e Reformës Zgjedhore! Kjo datë është vendosur me konsensus në mbledhjen e sotme nga palët politike, përfshirë këtu edhe opozitën jashtë parlamentare. Ndërkohë si edhe në të kaluarën nuk munguan akuzat mes anëtarëve. Socialisti Gjiknuri tha se opozita ka tendencë politizimi për të fshirë gjithçka është arritur deri më tani. Por për demokratin Bylykbashi ky është një tregues i pastër i mungesës së vullnetit nga mazhoranca.