Bota Celebrities

Zbulohet shkaku i vdekjes së këngëtares së njohur së muzikës ‘Country’, Naomi Judd!

Pak ditë më parë ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare këngëtarja e njohur e muzikës ‘Country’, Naomi Judd. Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së artistes. Burime të shumta kanë treguar për ‘People’ se Naomi i dha fund jetës pas një beteje të gjatë me shëndetin mendor.

Lajmi u konfirmua dhe nga vajzat e saj, Wynonna dhe Ashley, të cilat treguan se humbën nënën e tyre nga problemet me shëndetin mendor. Naomi dhe Wynonna do të merrnin pjesë në ‘Country Music Hall of Fame” të dielën. Vajza e saj Wynonna u shpreh se:

Nuk përgatita asgjë sonte sepse e dija se mami ndoshta do të fliste më së shumti. Zemra ime është thyer. Më vjen keq që nuk mundi të duronte. Megjithëse zemra ime është thyer, unë do të vazhdoj të këndoj. 

Naomi ka folur shpesh për problemet e saj me shëndetin mendor në të kaluarën. Në vitin 2016, ajo zbuloi betejën e saj me depresionin që e la të mbyllur në shtëpi në “Good Morning America”. Artistja tregoi më tej se kishte menduar të vetëvritej në një urë pranë fermës së saj.