Bota Botë e Çuditshme

71-vjecarja në Itali vret fqinjin dhe i plagos gruan, nuk duronte dot qenin e tyre!

Një ngjarje shokuese ka tronditur Italinë. Një grua 71 vjecare, Silvana Erzembergher ka qëlluar për vdekje fqinjin e saj, Luigi Casati dhe gjithashtu i plagosi bashkëshorten. Fqinjët e tyre pohuan se Luigi kishte dalë të shëtiste qenin, kur nisi grindja e radhës më Silvanën që ishte përplasur disa herë me çiftin dhe ankohej prej qenit të tyre. E moshuara ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. E shoqja e Luigit, Monica, dëgjoi të shtënat, doli të shihte çfarë po ndodhte e zbriti me vrap poshtë.

Por kur u afrua mbi bashkëshortin, Silvana ka shtënë edhe mbi të duke e plagosur në të dyja këmbët dhe në ije. Djali i vetëm i çiftit u shpreh se:

Kjo është e cmendur shpikte gjëra, thoshte që prindërit e mi e vinin në lojë por ata nuk bënin asgjë. Më shkatërroi familjen.

“Luigi e kishte zemrën e artë”,-thotë një mik i tij.

Erdhi të banonte këtu 17 vjet më parë, e ka garazhin ngjitur me timin. Silvanën nuk e njihja, vetëm një përshëndetje kishim. Më patën thënë se kapej gjithmonë me Luigin, por ai nuk e dinte përse.