Auto & Moto Bota

Ford jep një milion dollarë për inaugurimin e Donald Trump!

Ford Motor dhuroi 1 milion dollarë dhe një mori makinash për ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump që do të mbahet më 20 janar. Lajmi u njoftua të hënën nga zyrtarët e kësaj kompanie. Politikat e tarifave dhe mbi automjetet elektrike, të cilat po i shqyrton administrata e re amerikane pritet të kenë ndikim tek prodhuesit e automjeteve në Detroit, siç është kompania Ford, të cilët po përballen me vështirësi për të rritur prodhimin dhe për të shitur automjet elektrike.

Presidenti i zgjedhur republikan Trump ka propozuar tarifa për importet nga Meksika dhe Kanadaja, si dhe heqjen e një takse për makinat elektrike nga e cila përfiton kompania Ford. Drejtuesi i kompanisë Ford, Jim Farley u tha gazetarëve në fillim të këtij muaji se ai është optimist se zoti Trump do të jetë i hapur për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi këto çështje.

“Duke patur parasysh profilin e Ford-it si punëdhënës dhe rëndësinë që ka për ekonominë dhe prodhimtarinë amerikane, ma do mendja se administrata do të jetë shumë e interesuar për të dëgjuar pikëpamjet tona”-deklaroi drejtori Farley. Kompanitë tjera të mëdha, siç janë Amazon dhe platforma Meta, po ashtu kanë dhuruar donacione për inaugurimin e Trump. Presidenti Trump kishte mbledhur 106.7 milionë dollarë për ceremoninë e vitit 2017, duke thyer rekordin. Presidenti demokrat Joe Biden mblodhi 61.8 milionë dollarë për ceremoninë e tij të inaugurimit në vitin 2021, me kontribute nga kompanitë Pfizer, AT&T dhe Boeing.

Ford shiti vetëm 147 njësi të markës RS200, nga të cilat 20 ishin në edicionin S. Njëri prej tyre do të dalë muajin e ardhshëm në ankand në Britaninë e Madhe. RS200 S është një version i modifikuar dhe më i rafinuar i makinës standarde dhe këta shembuj të rrallë S ishin ndër njësitë e fundit RS200 të prodhuara. Shumica janë lyer me ngjyrë të bardhë, megjithëse ka dy të lyera blu dhe dy të zeza. Ford gjithashtu ndërtoi vetëm katër shembuj të kuq të RS200 S, duke përfshirë këtë.