Aktualitet

8 Dhjetori ’90, presidenti Begaj: Studentët ndryshuan rrjedhën e historisë së Shqipërisë!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar me një mesazh për 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë. Kryetari i shtetit shkruan se “34 vjet më parë, studentët progresistë shqiptarë ndryshuan rrjedhën e historisë së Shqipërisë”.

Lëvizja popullore që rrëzoi diktaturën dhe çoi në lindjen e pluralizmit, nisi dhe u frymëzua nga studentët. Lëvizja e Dhjetorit ‘90 ishte ndezja e flakës së një populli në kërkim të lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore. Më 8 Dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë, ne nderojmë lëvizjen e brezit të studentëve që rrëzuan diktaturën dhe festojmë shpirtin rinor të brezave që do ta çojnë gjithnjë përpara Shqipërinë. Sot, të gjithë frymëzohemi nga akti qytetar dhe politik i dhjetorit ‘90 për të bërë realitet aspiratën e shprehur në thirrjen epike: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”. Nder përjetë!