Aktualitet

8 Dhjetori, Begaj: Lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapi rrugën Shqipërisë europiane!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka një mesazh për 35-vjetorin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, një moment historik që shënoi fillimin e rrugëtimit demokratik dhe europian të Shqipërisë.

Kryetari i Shtetit rikujton thirrjen e studentëve idealistë në rrugët e Tiranës: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”, duke theksuar se guximi dhe iniciativa e rinisë së asaj kohe hodhën hapin e parë drejt vendosjes së pluralizmit politik dhe lirisë.

Sipas Begajt, çdo hap që Shqipëria ka hedhur në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian është një mënyrë për të nderuar guximin dhe sakrificat e studentëve të Dhjetorit ’90, të cilët sfiduan regjimin diktatorial dhe rrëzuan “perden e hekurt” që ndante vendin nga Evropa.

Si sot, 35 vjet më parë, në rrugët e Tiranës ushtoi thirrja e studentëve idealistë: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”.

Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane.

Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa, shkruan Begaj.

Ky përvjetor është një rast për të kujtuar se liria dhe demokracia janë arritje të rinisë dhe angazhimit qytetar dhe se e ardhmja e vendit lidhet me respektimin dhe vazhdimin e këtyre vlerave.