Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

Nesër çel fushatën nga Fieri, Qori: Të mirëpritur ata që duan t’i bashkohen transformimit!

‘Lëvizja Bashkë’ e Arlind Qorit, e çel zyrtarisht fushatën elektorale nesër në Fier, ora 10:30 në teatrin Bylis.

Në një postim në rrjete sociale Qori, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen ‘Lëvizjes Bashkë’ në hapjen e fushatës në Fier, duke theksuar se janë të mirëpritur ata që duan t’i bashkohen transformimit!

NISIM FUSHATËN KOMBËTARE NGA FIERI

Lëvizja BASHKË do ta nisë rrugëtimin e vet elektoral nga Fieri, një nga qarqet më të rëndësishme ekonomike, sociale dhe politike të vendit.

Fushata jonë nuk do të jetë thjesht aktivitet elektoral, por një përpjekje e madhe e përbashkët për të arritur ndërgjegjen e çdo qytetari që ka nevojë që vendi ynë të transformohet.

Do të trokasim në çdo derë.

Do të përshkojmë çdo rrugë.

Do të ndajmë fjalë zemre e ide të reja me çdo qytetar.

Do të hapim çdo shteg.

Gjithçka për të sjellë të renë që kërkon një popull i tërë.

Lëvizja BASHKË fton të gjithë qytetarët e Fierit, Lushnjës, Mallakastrës, Patosit, Roskovecit, Divjakës dhe krejt qarkut që të na bashkohen të dielën (13 prill) në orën 10:30 te teatri Bylis i qytetit të Fierit.

E REJA PO LIND!