Aktualitet Politikë

Rama njoftoi hapjen e garës për stadiumin ‘Selman Stërmasi’, reagon Qori: Do zhdukin parkun, për të ndërtuar kulla!

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama lajmëroi sot hapjen e garës për ndërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”.

“Më vjen shumë mirë që pas 3 stadiumeve të reja, të cilat janë në proces tani, pasi janë përzgjedhur fituesit, janë bërë projektet be zbatimit dhe është shpallur gara për zhvilluesit. Të gjithë janë të ftuar t’i shohin këto të treja mundësi zhvillimi. Tani i vjen radha stadiumit Selman Stermasi, ky është një tjetër bërthamë për një tjetër qendër tregtare. Jam i bindur edhe konkurrentët do jemi në kushtet për të bërë një zgjedhje shumë të mirë. Dua të përmend procese të tjera të filluara, procesi për ndërtimin e qendrës së re administrative që do të akomodojë 18 institucione, tha Rama”.

Qori tha se pushteti ka vendosur ta zhdukë edhe këtë park dhe të shkatërrojë stadiumin historik, për të ngritur aty një kompleks kullash.

Sipas tij, Erion Veliaj vazhdon të bëjë dëm edhe nga burgu. Qori theksoi se Rama së bashku me Veliajn kanë vendosur të tjetërsojnë parqet e fundit që i kanë mbetur Tiranës.

“Oligarkët po na marrin gjithçka në bashkëpunim me pushtetarë të korruptuar, janë duke na marrë parqet, hapësirën, ajrin, gjithçka.

Qori fton të gjithë qytetarët të bashkohen me “Lëvizjen Bashkë’, që pas 11 majit të mbrohen të gjitha pasuritë e përbashkëta kombëtare!