I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Vaso Kristo, përfaqësues nga aplikacioni Foodini. Çfarë ofron Foodini për klientët, çfarë porosisin ata më shumë dhe kur është periudha që ka më shumë fluks?
Në raport me ushqimin, a po shkojmë çdo ditë e më shumë drejt digjitalizimit? Si ju duket juve që keni shifra konkrete?
Mund ta them me plot gojën që tani 90% e porosive që bëhen, bëhen nëpërmjet aplikacioneve. Ka ngelur një pjesë shumë e vogël e porosive që bëhen nëpërmjet telefonit. Fizikisht janë reduktuar shumë. Tani edhe nëpërmjet aplikacionit bën opsionin ‘take away’ që e porosit dhe shkon e tërheq fizikisht, por procesin e porositjes të gjithë e bëjnë të digjitalizuar.