I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Vaso Kristo, përfaqësues nga aplikacioni Foodini. Çfarë ofron Foodini për klientët, çfarë porosisin ata më shumë dhe kur është periudha që ka më shumë fluks?
Në cilën periudhë shqiptarët porosisin më shumë?
Shqiptarët porosisin më shumë online kur ka “Big Brother”.
Pra të shtunën dhe të martën keni një super fluks.
Super fluks, po. Kaos, fluks, por sfidante dhe e bukur. “Big Brother” është sfidë dhe për vetë restorantin, i cili merr shumë porosi ‘delivery’ në raport me ‘dine in’. Është një fenomen që ndryshon komplet botën e ‘delivery’. 300% të shitjeve të një dite normale bëhen gjatë ‘prime’ të “Big Brother”.
Po nëse një klient është i mërzitur që banori i tij i preferuar ka dalë nga “Big Brother”, a i qajnë ballet korrierit?
E vështirë që korrieri t’ia ketë ngenë në ato momente se presin porositë e radhës. (qesh)
Çfarë porosisin më shumë njerëzit tek Foodini gjatë “Big Brother VIP”?
Gjatë “Big Brother” bëjnë porosi në grup. Trendi është i tillë, para ‘prime’ fillojnë porositë. Gjithmonë fillojnë porositë para se të fillojë transmetimi live. Çfarë porositet më shumë, janë porosi grupi, të cilat janë porosi më të larta se zakonisht dhe ka larmishmëri.