I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Vaso Kristo, përfaqësues nga aplikacioni Foodini. Çfarë ofron Foodini për klientët, çfarë porosisin ata më shumë dhe kur është periudha që ka më shumë fluks?
Çfarë është Foodini?
Foodini është një aplikacion, shkarkohet në AppStore dhe PlayStore. Në momentin që e shkarkon vendos lokacionin ku ndodhesh dhe të liston restorantet që bëjnë delivery në zonën tuaj, restorante dhe jo vetëm. Kemi kaluar dhe në industri të tjera si supermarkete, beauty, farmaci, tabaccino etj.