Aktualitet

Parashikimi i motit, e martë 27 janar 2026!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon me alternime vranësirash e kthjellimesh në pjesën më të madhe të territorit. Në të gjitha qytetet parashikohet mot me diell dhe vranësira të lehta.

Era fryn me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zona malore, lugina e në bregdet, kryesisht në jug, hera-herës, era arrin shpejtësi deri në 12 m/s. Dallgëzimi në dete është i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të parashikuara për qytetet kryesore janë si më poshtë:

Shkodër: 6/13°C

Kukës: 4/11°C

Lezhë: 5/12°C

Dibër: 2/9°C

Durrës: 7/16°C

Tiranë: 6/14°C

Elbasan: 5/15°C

Berat: 4/16°C

Vlorë: 6/16°C

Korçë: 3/11°C

Gjirokastër: 4/15°C

Sarandë: 7/16°C