Redon Berani ka folur së fundmi mbi mundësinë e rikthimit në shtëpinë e “BBVA”, duke theksuar sërish se nuk ka ndërmend të ndërhyjë në marrëdhënien mes Gjestit dhe Eglit.
Ai ka shpjeguar se nëse dikush mendon se do të hyjë në mes të tyre, nuk duhet ta votojnë, pasi duket se ata janë duke krijuar një marrëdhënie.
Në mes nuk do të hyj, mos më votoni nëse mendoni që do të hy në mes sepse duket se janë duke krijuar një marrëdhënie
Megjithatë, Redoni ka theksuar se është i gatshëm ta ndihmojë Eglin, duke i ndihmuar të kuptojë më mirë situatën dhe të reflektojë mbi veprimet e saj, pasi këto ditë ajo ka qenë e ngarkuar.
Ai ka shtuar se ka qenë një krah mbështetës për Eglin, duke i hapur sytë për ndoshta disa gabime që ka bërë, si dhe duke i kujtuar vendin ku është.
Kisha qenë një krah suportiv, që me mujt me nxjerr një anë të mirë të Eglit, me ia hap sytë se ku po gabon. Nga ana tjetër po harron vendin ku është është pak ndoshta e tepërt