Showbiz

A do të na duhet të bashkëjetojmë me Koronavirusin?! Flasin ekspertët italianë

Deri në këto momente po kryhen më shumë se 100 eksperimente për të gjetur vaksinën kundër Covid-19 dhe nëse ky proces nuk gjen zgjidhje shpejt, mund të kemi pasoja fatale që do të ndikojnë rrënjësisht në jetën tonë.

Disa ekspertë italianë kanë folur për “Corriere della Sera” duke ngritur alarmin që nuk përjashtohet mundësia që ne të bashkëjetojmë me Covid-19.

Ndryshe nga HIV-I apo Malaria, Koronavirusi i ri nuk pëson mutacione të mëdha dhe kjo i jep shpresë shkencëtarëve që të përshpejtojnë në gjetjen e vaksinës.