Një trend i ri që ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të kujdesit për flokët është përdorimi i balsamit para shampo-së. Ky sugjerim ka krijuar diskutime dhe ka zgjuar kuriozitet mes njerëzve që kujdesen për flokët e tyre. Por, a ka vërtet efekte pozitive kjo metodë?
Metoda përfshin aplikimin e balsamit në flokët e lagur para se të përdorni shampo, duke e lënë të veprojë për disa minuta. Më pas, shpëlarja e tij dhe vazhdimi me larjen e zakonshme me shampo. Ky proces është e kundërta e rutinës klasike, ku fillimisht përdoret shampo dhe më pas balsami. Përfitimet e mundshme janë:
– Rritja e volumit: Disa përdorues kanë vërejtur se kjo metodë ndihmon në rritjen e volumit të flokëve, pasi përdorimi i balsamit para shampos parandalon yndyrën e tepërt dhe mund të krijojë një efekt më të fryrë.
– Hidratimi i thellë: Balsami mund të ofrojë një mbrojtje shtesë duke formuar një shtresë mbrojtëse që ndihmon flokët të mbeten të hidratuar dhe të paprekur nga efektet e pastrimit të shampo-së.
– Shmangia e yndyrës: Kjo metodë është e përshtatshme për ata që kanë flokë të yndyrshëm, pasi shampoja pas balsamit ndihmon në pastrimin e tepricës së yndyrës që mund të lërë balsami.
Për kë mund të funksionojë kjo metodë?
– Flokë të hollë: Përdorimi i balsamit para shampos mund të jetë veçanërisht i dobishëm për ata me flokë të hollë, duke krijuar volum dhe një pamje më të pasur.
– Flokë të trashë dhe kaçurrela: Flokët e trashë dhe kaçurrela mund të përfitojnë nga kjo metodë, pasi balsami i aplikuar para shampos ndihmon në zbutjen dhe hidratimin e flokëve, duke i bërë më të lehtë për t’u menaxhuar.
– Flokë të dëmtuar: Për ata që kanë flokë të dëmtuar ose të trajtuar kimikisht, kjo metodë mund të ofrojë mbrojtje dhe të përmirësojë strukturën e flokëve duke i bërë ata më të fortë dhe më të shëndetshëm.
Megjithatë, ka shumë pak studime shkencore që mbështesin ose kundërshtojnë këtë metodë, dhe mendimet e ekspertëve mbeten të ndara. Disa stilistë flokësh dhe dermatologë mendojnë se kjo metodë mund të jetë e dobishme për disa lloje flokësh, duke ndihmuar në mbajtjen e volumit dhe hidratimin.
Të tjerë mendojnë se metodat tradicionale, ku përdoret fillimisht shampo dhe pastaj balsami, janë ende më efektive për pastrimin e thellë dhe ushqyerjen e flokëve.
Në fund, metoda e përdorimit të balsamit para shampo-së mund të funksionojë për disa njerëz dhe tipe flokësh, por është e rëndësishme që secili të provoni dhe të përshtatni rutinën e kujdesit për flokët që i përshtatet më së miri llojit të tij.