Kur marrëdhëniet përfundojnë keq, ndonjëherë të fshehtat e dhomës së gjumit bëhen publike. Disa të famshëm nuk janë përmbajtur të tregojnë zhgënjimin e tyre me ish-partnerët për performancën në shtrat, duke ndarë detaje befasuese në intervista apo podcaste.
Brittany Cartwright, ish-partnerja e Jax Taylor, e quajti atë si me “pa qëndrueshmëri” dhe i dha vetëm 2 ose 3 pikë nga 10 në një intervistë me Andy Cohen. Ajo theksoi se e kishte të drejtën të ishte e sinqertë pas gjithçkaje që kishte kaluar.
Lily Allen tha në podcastin e saj se asnjë prej ish-ve nuk ishte i interesuar për kënaqësinë e saj dhe se kishte “verbëri për penisin” – aq sa nuk i kujtonte aspak ish-partnerët e saj.
Olivia Munn përmendi një ish që “as nuk dinte çfarë bënte” dhe rrallë bënte përpjekje për ta kënaqur. Ajo madje dyshoi se ai mund të ishte homoseksual, për shkak të mungesës së dëshirës.
Kristin Cavallari e përshkroi jetën seksuale me Brody Jenner si “shumë vanilje”, ndërsa Kim Scott, ish e Eminem, tha se seksi me të ishte zhgënjyes dhe shtoi se ai kishte nevojë për “pilulën blu”.
Crystal Hefner, ish-bashkëshortja e Hugh Hefner, e përshkroi përvojën me themeluesin e Playboy si “robotike dhe të pandjeshme”, ndërsa tha se ai kurrë nuk ishte përpjekur të kënaqte një partnere.
Rachel Bilson, nga ana tjetër, zbuloi se nuk kishte përjetuar orgazmë nga seksi deri në moshën 38-vjeçare, duke theksuar se kjo kishte të bënte më shumë me njohjen e trupit të saj sesa me partnerët.
Këto rrëfime kanë ngjallur reagime të shumta nga fansat, ndërsa yjet vazhdojnë të thyejnë tabu rreth kënaqësisë seksuale dhe marrëdhënieve të dështuara.