Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

Administrimi i zarfeve “B” për votimin nga jashtë, PS-ja bën ankesë!

Partia Socialiste e Shqipërisë ka paraqitur një kërkesë ankimore në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, duke kundërshtuar si të pavlefshëm dhe në kundërshtim me ligjin vendimin nr. 1121, datë 12.05.2025, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që përcaktonte procedurën për administrimin e zarfeve “B” me dokumentacionin e votimit nga jashtë.

Sipas selisë rozë, vendimi është marrë jashtë kompetencave të Komisionerit dhe përbën ndërhyrje në fushën e Komisionit Rregullator, ndërsa nga pikëpamja substanciale, ai bie ndesh me dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe me aktet rregullatore ekzistuese.

Partia Socialiste argumenton se zarfet “B” të ardhura nga Greqia ishin të rregullta, nuk përmbanin shenja të pavlefshmërisë, por janë trajtuar në mënyrë diskriminuese e të padrejtë në raport me votat nga vende të tjera, duke cënuar vullnetin e 53 mijë qytetarëve shqiptarë jashtë vendit. Për këto arsye, kërkohet shfuqizimi i aktit si i pabazuar në ligj dhe i paqartë në përmbajtje.