1 gushti shënon pikun e sezonit turistik në vendin tonë. Policia Rrugore njoftoi se për pasojë aksi Levan-Fier prej orëve të para të ditës, ka pasur dhe ka ngarkesë të shtuar të automjeteve. Ndonëse policia po monitoron situatën, u bën thirrje drejtuesve të makinave të respektojnë radhën dhe të mos parakalojnë pasi qarkullimi është tejet i rënduar. Ndërkaq në akset e tjera rrugore trafiku është normal dhe nuk ka ngarkesë.