Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete!

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Librazhd–Elbasan. Ngjarja ka ndodhur serish ne kthesat e Murrashit rreth orës 16:15, ku sipas informacioneve paraprake dy automjete janë përmbysur në rrugë.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e lartë ose humbja e kontrollit të mjeteve. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë dalë nga trajektorja dhe janë përmbysur, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë që qarkullonin në atë segment.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulancat, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe për t’u ardhur në ndihmë personave të përfshirë.

LEXO EDHE: Mbrojtja e Thaçit në Hagë hedh poshtë pretendimet e prokurorisë: Të shpallet i pafajshëm, s’ka prova për strukturë kriminale!

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë aks është vështirësuar për disa minuta, ndërsa policia rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, veçanërisht në segmentet problematike të kësaj rruge.

LEXO EDHE: Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë/ Molotovë dhe fishekzjarrë drejt institucioneve dhe policisë, arrestohen 21 persona