Aktualitet

Aksident në Kukës, plagoset një këmbësore!

Një grua 49-vjeçare, banuese në Kukës, u aksidentua sot në aksin rrugor Shishtavec-Kukës. Shtetasi G.N., 30 vjeç, drejtues i mjetit, dyshohet se përplasi Sh.N., 49 vjeçe, këmbësore. E dëmtuara është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shoferi u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës për veprime të mëtejshme.

Kukës/Informacion paraprak 

Rreth orës 06:15, në aksin rrugor Shishtavec-Kukës, shtetasi G.N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, këmbësore.

Shtetasja Sh. N. është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Kukës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.