Një viktimë dhe 6 të plagosur është bilanci i dy aksidenteve rrugore të regjistruara orët e fundit në vend. Pranë fshatit Shtoj, në aksin Shkodër-Koplik, një automjet tip “Benz” përplasi për vdekje një burrë rreth të 60-ave, i cili ishte këmbësor. Policia shoqëroi drejtuesin e makinës dhe po punon për identifikimin e viktimës, si dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit fatal.
Një tjetër aksident me përfshirjen e tre automjeteve u shënua në autostradën Lushnje-Fier, pranë fshatit Gorre. 6 vetë u lënduan, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas Policisë, shkak u bë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Në tre makinat e dëmtuara udhëtonin 12 persona.