Aktualitet

Aksidenti tragjik në aksin Palasë–Dhërmi, ndërroi jetë fëmija 9 vjeç/ Plagoset 20-vjeçari!

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në mbrëmje vonë në aksin Palasë–Dhërmi, ku për pasojë humbi jetën një fëmijë 9 vjeç. Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:10 të datës 24 korrik 2025, kur një automjet që udhëtonte në këtë segment turistik humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës.

Nga përplasja fatale, fëmija që udhëtonte si pasagjer, humbi jetën në vendngjarje. Një tjetër i ri, 20-vjeç, po ashtu pasagjer, u dërgua me urgjencë te Spitali i Traumës në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake nga Policia, dyshohet se drejtuesi i automjetit, 26 vjeç, ishte në gjendje të dehur, çka mund të ketë çuar në humbjen e kontrollit.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit, shtetasi M.K., 26 vjeç, ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, çka mund të ketë çuar në humbjen e kontrollit mbi drejtimin e mjetit.

Aksidentet janë shpeshtuar javët e fundit në rrugët tona.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT-i për muajin maj 2025, janë regjistruar 130 aksidente rrugore, duke e çuar numrin total për pesëmujorin Janar–Maj në 531, në mbarë vendin. Megjithëse ka një rritje të lehtë të aksidenteve krahasuar me prillin, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vërehet një ulje me mbi 14% si në numrin e aksidenteve, ashtu edhe në të aksidentuarve. 185 në maj, mes tyre drejtues mjetesh, pasagjerë dhe këmbësorë.

Mbi 90% e aksidenteve janë shkaktuar nga drejtuesit e mjeteve, shpesh për shkak të shpejtësisë, mungesës së vëmendjes apo shkeljeve të sinjalistikës.

Mosha më problematike vazhdon të mbetet 25–44 vjeç, ndërsa për herë të parë, raporti gjinor tregon një rritje të përfshirjes së femrave si drejtues mjeti në aksidente, krahasuar me vitin e kaluar. Pamjet që shoqërojnë statistikat janë të zakonshme: rrugë të ngarkuara, semaforë të shpërfillur, si dhe shpejtësi të pakontrolluara në segmentet urbane e interurbane.

Në mesin e sezonit turistik dhe me fluksin e automjeteve, rreziku për aksidente rritet, ndaj po zbatohet forcim i kontrolleve rrugore, sidomos në zonat bregdetare dhe pikat hyrëse në qytete të mëdha. Sipas të dhënave të INSTAT-it, për periudhën Janar–Maj 2025, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 661 aksidente rrugore, me një ulje prej 14.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.