AKU bllokoi 1.3 tonë rigon në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit argumentoi se produkti i ardhur nga Kanadaja është i pasigurt për qytetarët pasi kishte probleme me dokumentacionin. Në vijim pritet të bëhet edhe asgjësimi e sasisë prej 1.3 tonë rigon.